Një anije me migrantë është fundosur pranë ishullit Samos në Greqi, ku tre persona rezultojnë të mbytur. Mes të mbyturve janë dy fëmijë, ku trupat e tyre të pajetë u gjetën në ujë. Më vonë, u gjet edhe trupi i një burri.
Në anije ishin 12 persona, të cilët u alarmuan nga ngjarja.
“Mbi 200 kandidatë për azil kanë vdekur që nga fillimi i vitit në detin Mesdhe, pjesa më e madhe e tyre në përpjekje për të arritur në Itali”, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrantët