SHBA paralajmëron sanksione ndaj BE-së për gazsjellësin e ri rus

E Enjte, 07 Mars 2019 19:41

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar gjatë një konference për energjinë në Bruksel se administrata e Presidentit Trump do të ndërmarrë veprime ndëshkuese ndaj kompanive evropiane që po ndërtojnë linjën e tubacioneve të gazit natyror “Nord Stream 2” , të parapëlqyer nga Kremlini, për transportimin e gazit nga Rusia në Gjermani, duke anashkaluar Ukrainën.

Linja e tubacioneve “Nord Stream 2” (NS2) do të zëvendësojë kryesisht një tubacion të vjetër që kalon nëpër Ukrainë dhe Poloni dhe ka mbështetjen e qeverisë gjermane. Por kjo ka shkaktuar alarm tek qeveritë e Evropës Qendrore, zemërimi i të cilave është shtuar edhe më shumë nga minimalizimi i shqetësimit të tyre nga ana e Berlinit.

Modifikuar më E Enjte, 07 Mars 2019 19:43
Login to post comments