Protestuesit “mësyjnë” në apartamentin e ish-presidentit të akuzuar për korrupsion, ja arsyeja…

Hënë, 16 Prill 2018 16:55

Brazil/ Anëtarët e lëvizjes së të ‘’pastrehëve’’ kanë zënë apartamentin në plazh të Presidentit Luiz Inacio Lula da Silva.

Gjykata kishte vendosur që banesa në qytetin e Gurajës t'i kthehej ish-presidentit si haraç nga kompania e ndërtimit OAS por pas akuzave një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ndërkohë që Da Silva apelon për dënimin prej 12 vjetësh dhe një muaj.

Organizatori i lëvizjes së pastrehë Guilherme Boulos tha në një deklaratë për mediat vendase këtë të hënë se arrestimi i Da Silvës është një farsë gjyqësorë dhe se protestuesit kanë të drejtën të qëndrojnë nëse banesa i takon vërtët ish presidentit.

Boulos është një aleat i rëndësishëm i Da Silvës dhe i lidhur së fundmi me një parti të majtë për të kandiduar për president në zgjedhjet e tetorit.

 

Modifikuar më Hënë, 16 Prill 2018 21:50
Login to post comments