Berlin: Të shpronësohen bosët e shtëpive me qira!

Premte, 12 Prill 2019 11:50

Qiratë në metropolet europiane rriten. Shumë njerëz detyrohen të largohen nga banesat e të shkojnë në periferi. Një nismë e re berlineze mendon se e ka gjetur zgjidhjen për problemin: Shpronësim.

Nga Deutsche Welle

Nisma quhet "Deutsche Wohnen und Co enteignen" (Shpronësimi i Deutsche Wohnen dhe të tjerë) dhe synon ndër të tjera shpronësimin e të gjitha kompanive që kanë në inventar më shumë se 3000 banesa. Dy kompanitë kryesore që  janë në në shënjestër të nismës berlineze janë "Deutsche Wohnen" dhe Vonovia, E para ka mbi 100 mijë apartamente banimi të cilat i jep me qira me qëllim fitimi. Por ka shumë njerëz në Berlin që janë të mendimit, se banimi është një e drejtë bazë dhe nuk duhet kthyer në mall për të nxjerrë fitim. Daniel Dieckmann ka dhjetë vjet që proteston kundër gjendjes së strehimit dhe tani është një nga themeluesit e nismës në fjalë. "Është e papranueshme që këto apartamente të kthehen në mallra komerciale që shiten dhe blihen për përfitim. Ata nuk duan t'ia dinë fare për njerëzit e thjeshtë. Vetëm pasuria iu intereson", thotë ai për DW.

Rritje drastike e qirave

Rritjet e qirasë nuk ndodhin vetëm në Berlin, por edhe në qytete të tjera europiane. Një apartament si tip studio në Berlin kushton afro 600 euro në muaj. Por në vende të tjera, si për shembull në Mynih, ai shkon deri në 1000 euro në muaj. Akoma më të shtrenjta janë Barcelona, Dublini, Londra e Parisi.

Por Berlini vitet e fundit e ka pësuar një rritje tejet dramatike të qirave, megjithëse politika është shumë pro qiramarrësve. Ajo nuk lejon rritjen e qirasë me më shume se  15% në një hapësirë kohore prej 3 vjetësh. Por shumë kompani e anashkalojnë këtë rregull duke bërë ndryshime në banesa, duke shtuar nga një ashensor ose ngrohje të re. Në këtë mënyrë ata kanë të drejtë ta rrisin qiranë edhe përtej tavanit të parashikuar me ligj. Rritjet e qirave janë të papërballueshme për shumë banorë të kryeqytetit.

Si në kohën e pasluftës

Zyrat e Shoqatës së Qiramarrësve të Berlinit janë të mbytura në punë. Çdo sekondë aty marrin në telefon njerëz që rrëfejnë se iu është përkeqësuar gjendja e jetesës në mënyrë dramatike. Rainer Wild, Drejtori i Shoqatës së Qiramarrësve të Berlinit, thotë për DW se gjendja aktuale e banimit  "mund të krahasohet me gjendjen e pasluftës, ku kishte mungesa masive të hapësirës së banimit dhe është shumë e vështirë te gjesh një banesë të lirë". Ai shton se nuk janë vetëm ata me pagë të ulët që e vuajnë këtë mangësi hapësirash banimi: Janë edhe shtresat e mesme, policët, infermierët, mësuesit.

Më 6 prill pati protesta kundë spekulantëve ne 11 qytete ne Gjermani, këtu pamje nga Dresdeni. Tani të prekurit shpresojnë ta ndryshojnë gjendjen me anë të shpronësimit. Të shtunën e kaluar, më 6 prill, rreth 35000 vetë dolën në demonstratë, sipas organizatorëve, dhe aty u mblodhën  15000 nënshkrime nga 20 mijë që nevojiten gjithsej. Nëse kjo shumë arrihet, atëherë peticioni duhet të kalojë në një fazë të dytë. Ata duhet të mbledhin 170000 nënshkrime nga berlineze dhe berlinezë me të drejtë vote.

Një nen i papërdorur

Dikujt mund t'i duket se bie era socializëm? Dhe ashtu është në fakt. Sepse neni 15 i kushtetutës gjermane (Ligji Themeltar), së cilës i referohen hartuesit e peticionit, vërtet që ka dashur t'i lërë të hapur Gjermanisë Federale opsionin e ndryshimit të sistemit. Ai parashikon shpronësimin e tokave, sipërmarrjeve, shtëpive dhe shtetëzimin e tyre.

Ky nen nuk është vënë në përdorim asnjëherë, por tani ai ka ngjallur një debat të madh.  Partitë konservatore e liberale menjëherë e hodhën poshtë propozimin e ardhur nga Berlini, me argumentin se prona është paprekshme. Ndërkohë që E Majta, disa politikanë të gjelbër dhe socialdemokratë janë treguar të hapur ndaj tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...