Një grua britanike u vra nga persona të paidentifikuar me armë zjarri, në një vend-pushim në Nigeri. Gruaja ishte turiste me origjinë nga qyteti i Mançesterit.
Turistja u vra tragjikisht në qytetin nigerian të Kadunës. Faye Mooney u kujtua nga familjarët. Këta të fundit u shprehën se ajo ishte një vajzë e shkëlqyer dhe humbja e saj ishte një tragjedi e vërtetë, shkruan BBC.
“Jemi kaq krenarë për të. Ajo ishte dashuri dhe krenaria jonë. Faye ishte një frymëzim për familjen, miqtë, studentët dhe kolegët e saj të punës”, tha familja. Policia lokale tha se një njeri nigerian u vra gjithashtu dhe tre të tjerë u rrëmbyen gjatë sulmit të premten.
Në Nigeri, të huajt bien shpesh pre e dhunës, grabitjeve e dei vrasjeve nga vendasit.