Rezultati i zgjedhjeve për Parlamentin Europian, të mbajtura të dielën e 26 Majit, ishin një grusht i fortë për manjatin majtist, George Soros.
Këtë gjë thotë edhe lideri i Lega Nord, Matteo Salvini, forca politike e të cilit doli e para në Itali.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Salvini shprehet se, koha e George Soros në Europë ka marrë fund.
“Të dalim nga kurthi i Soros. Tani ta ndryshojmë historinë jo vetëm të Italisë por edhe të Europës”, thotë Salvini në mesazhin e tij.