Qeveria greke ka vendosur 7 korrikun, një javë më vonë se sa pritej, si data për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kjo lëvizje e kryeministrit grek Alexis Tsipras vjen pas dështimit në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
Zëdhënësi i qeverisë Dimitris Tzannakopoulos tha të martën se vendimi është marrë për të mos prishur provimet e shkollave për hyrjet në universitet që do të mbahen më 30 qershor.
Tsipras njoftoi pas votimit të Parlamentit Evropian se ai do të kërkonte shpërbërjen e parlamentit pas raundit të dytë të zgjedhjeve rajonale dhe komunale të Greqisë.
Kujtojmë se zgjedhjet për Parlamentin Evropian nxorën fitues konservatorët e “Demokracisë së Re”, ndërsa “Syriza” humbi mjaft pikë.