Policia hungareze njoftoi se e ka arrestuar kapitenin e anijes, e cila u përplas me një anije tjetër në lumin Danub, duke shkaktuar vdekjen e të paktën shtatë personave. Për incidentin, po mbahet si i dyshuar kapiteni 64-vjeçar, shtetas i Ukrainës, nën dyshimin për sjellje të pakujdesshme në trafikun ujor.
Anija që po mbante turistë nga Korea e Jugut, u përmbyt shtatë sekonda pas përplasjes. Tashmë janë zbehur shpresat se ndonjë nga 21 personat e zhdukur do të gjendet i gjallë, shkruan REL
Një hetim penal ka filluar për incidentin. Raste të tilla rrallë ndodhin në Danub ku përgjithësisht lundrimi është i sigurt. Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut tha se turistët nuk kishin xhaketa shpëtimi.