Zonja e parë e Izraelit, Nechama Rivlin, 73 vjeçe, u nda nga jeta ditën e sotme pas një beteje kundër një sëmundjeje respiratore, njoftoi sot zyra e presidentit të vendit.
Rivlin vuante nga fibroza pulmonare, që kërkon përdorimin konstant të bombulës së oksigjenit, që i vihej edhe gjatë ceremonive zyrtare, ku merrte pjesë së bashku me presidentin. Tre muaj më parë, ajo iu nënshtrua një operacioni.
“Në emër të të gjithë qytetarëve të Izraelit dhe bashkëshortes sime Sara, shpreh keqardhjen time të thellë për vdekjen e bashkëshortes së presidentit, Nehama Rivlin”, deklaroi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.