4 persona humbën jetën dhe një mbeti i plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri në disa zona të ndryshme në qytetin australian të Darwin.
Agresori, i pajisur me armë automatike sulmoi një motel, një lokal dhe një park në rrethinat e qytetit dhe qëlloi mbi personat që qëndronin aty. Pas disa orësh, ai u vu në pranga nga forcat e policisë. Autori i sulmit është një 47 vjeçar me precedent penal që pak kohë më parë ishte lënë i lirë me kusht.
Zyrtarë të policisë bëjnë të ditur, se nga hetimet paraprake, nuk duket se sulmi ka lidhje me terrorizmin, megjithatë të gjitha pistat janë duke u verifikuar.