Vatikani lëshoi një dokument të ri që sfidon konceptet moderne të identitetit gjinor. Udhëzimi mësimor 31-faqësh, i publikuar të hënën, titullohet "Meshkuj dhe Femra që Krijoi Ai".
Dokumenti flet për një "krizë arsimore" dhe thotë se debati aktual mund të "asgjësojë konceptin e natyrës" dhe të destabilizojë institucionin familjar. Ai u lëshua nga Kongregata për Edukimin Katolik si udhëzim mësimor për ata që punojnë me fëmijët.
Dokumenti nuk është i nënshkruar nga Papa Françesku, por e citon atë. Dokumenti bën thirrje për dialog, por jep udhëzime për një numër temash, përfshirë komunitetin transgjinor.
Veçanërisht, ai kritikon të kuptuarit modern të gjinisë si më komplekse dhe jo si ndarje në dy. "Teoritë aktuale largohen nga natyra", thuhet në dokument.
Dokumenti thotë se institucionet duhet të mësojnë "natyrën e vërtetë të njerëzve" në bazë të "antropologjisë së qartë dhe bindëse".
Megjithatë, aty thuhet se fëmijët dhe të rinjtë duhet të mësohen të respektojnë çdo person, në mënyrë që askush të mos vuajë nga ngacmimi apo diskriminimi tjetër./REL