Një anije është fundosur mëngjesin e sotëm 2.5 milje larg Pamfylonit, jashtë qytetit të Mytilenes në Greqi, ku 6 emigrantë humbën jetën.
Mediat greke raportojnë se 58 persona të tjerë janë shpëtuar dhe transportuar në portin e Mytilenes.
Rojet bregdetare, Frontex dhe një helikopter janë angazhuar në operacion.