BE i jep Turqisë 1.4 miliardë euro për kampet e pritjes së refugjatëve

Premte, 19 July 2019 21:14

Komisioni Evropian miratoi sot një paket të re të masave për ndihmë me vlerë prej 1.41 miliardë euro, duke siguruar mbështetjen e BE-së ndaj refugjatëve dhe komuniteteve mikpritëse në Turqi.

Sipas deklaratës së publikuar nga KE, programi do të fokusohet në sferën e shëndetësisë, mbrojtjes, mbështetjes socio-ekonomike dhe infrastrukturës komunale.

“Masat e reja janë pjesë e këstit të dytë të Lehtësimeve për Refugjatët në Turqi, duke e çuar shumën totale që tashmë është ndarë në 5,6 miliardë euro nga gjashtë miliardë eurot që nga viti 2016, me bilancin e mbetur që do të ndahet gjatë verës”, thuhet në deklaratë.

Në mars të vitit 2016, Turqia dhe BE-ja nënshkruan një marrëveshje për masa më të rrepta kundër trafikantëve të njerëzve dhe për dekurajim të migracionit të parregullt përmes Detit Egje si dhe përmirësimin e kushteve për refugjatët sirianë në Turqi, ku BE u zotua të ndihmojë Turqinë me gjashtë miliardë euro për miliona refugjatë të strehuar në vend.

Turqia aktualisht strehon më shumë se 4 milionë refugjatë, përfshirë 3,6 milionë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...