Boeing po paralajmëron se mund të ndalojë prodhimin e avionëve të kategorisë Max 737, nëse vazhdojnë më gjatë pengesat në ngritjen e tyre.
Kompania njoftoi të mërkurën humbjen e saj më të madhe ndonjëherë tremujore prej 3 miliardë dollarësh, për shkak të problemeve me avionët.
Nëse vazhdojnë pengesat me rregullatorët në mbarë botën, Boeing tha se do të konsideronte reduktimin ose mbylljen e prodhimit të 737 Max tërësisht.
Megjithatë, shefi i Boeing, Dennis Muilenburg, është i bindur se avioni do të kthehet në ajër deri në muajin tetor.