Japonia dhe SHBA-ja arritën një konsensus të gjerë gjatë negociatave të tyre tregtare, konfirmoi sot shtypi japonez, në një kohë kur drejtuesit e dy vendeve do të takohen në kuadër të samitit të G7.
Presidenti amerikan konfimoi sot se SHBA-ja ishte shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje të rëndësishme tregtare me Japoninë.
Tokio dhe Uashingtoni ranë dakord në fund të qershorit për përshpejtimin e diskutimeve të tyre, përqendruar në reduktimin e çekuilibrimit tregtar, denoncuar rregullisht nga presidenti amerikan, Donald Trump.
“Ne kemi bërë progrese të mëdha”, deklaroi dje negociatori kinez për Tregtinë, Toshimitsu Motegi, pas tri ditëve negociata dypalëshe me përfaqësuesin amerikan të Tregtisë, Robert Lighthizer.
“Këto progrese do të konfirmohen gjatë samitit Japoni-SHBA, organizuar në kuadër të G7-s që po zhvillohet aktualisht në Biarritz”, theksoi për shtypin Motegi në Uashington.