SHBA, gjyqi për shqiptarin që donte t'i bashkohej ISIS dhe të masakronte qytetarë

Tuesday, 27 August 2019 13:21

I riu shqiptar në SHBA, Fabjan Alameti, pritet që të pranojë fajin në lidhje me akuzat ndaj tij për mbështetje ndaj ISIS. Mediat lokale shkruajnë se 21-vjeçari ka dërguar një kërkesë për të pranuar fajësinë. I riu u arrestua në Bozeman në Prill. Ai pritet të dalë para gjykatës federale të Missoula-s ku pritet të pranojë fajin për deklaratë të rremë ndaj agjentëve federalë në çështje që lidhen me terrorizmi. Kjo akuzë dënohet me 8 vjet heqje lirie në një burg federal.

FBI-ja pretendon se Alameti ka dashur të bashkohet me ISIS-in dhe donte të sulmonte civilë amerikanë në shenjë hakmarrjeje për sulmin në dy xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku u vranë 50 persona., njofton abcnews.al. Shënjestrat e tij sipas hetuesve kanë qenë ndërtesat e qeverisë, klubet gay, tempujt për hebrenjtë ose qendrat për rekrutimin e ushtarëve.

Fabjan Alameti u arrestua në një poligon. Sipas hetuesve, shqiptari shkonte aty për të marrë armë dhe për t’u praktikuar me një pushkë gjysmë automatike. Alameti u kap pasi komunikoi me një agjent të infiltruar të FBI-së, të cilin e informoi për planet e tij për t’iu bashkuar ISIS dhe për të sulmuar në tokën amerikane.

Para disa javësh, një gjyqtare urdhëroi që ky agjent të maskohet në kohën kur do të japë dëshminë ndaj Fabjan Alametit. Ndërkohë prokurori federal kërkoi që seanca gjyqësore ku pritet të jepet dëshmia e të infiltruarit të kryhej me dyer të mbyllura. Por Gjyqtarja Dana Christensen vendosi  të kundërtën. Ajo lejoi që agjenti të dalë i maskuar me paruke ose kapele, syze dhe qime false në fytyrë në mënyrë që t’i mbrohet identiteti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...