Një burrë i armatosur me thikë ka shkaktuar një sulm të rëndë në një shkollë fillore në Kinë. 40-vjeçari, mbiemri i të cilit është Yu, nisi sulmin në shkollë rreth orës 8 të mëngjesit në provincën Hubei, tha policia në një deklaratë.
Përveç tetë fëmijëve të vrarë në sulm, dy fëmijë u plagosën, deklaroi policia. Emrat dhe fëmijëve që janë vrarë në këtë sulm të tmerrshëm nuk janë bërë me dije. I dyshuari u arrestua menjëherë, kurse motivi nuk dihet, shkruajnë mediat botërore.
Sulmet me thikë janë bërë thuajse të zakonshme në Kinë. Në prill të vitit 2018, nëntë fëmijë të shkollës së mesme u vranë nga një koleg, që tha se ishte poshtëruar nga moshatarët.