Mbrëmjen e djeshme u festua Halloween, festa që nxjerr nga "ferri" shpirtrat e të vdekurve.
Një shumëllojshmëri ngjyrash dhe maskash qarkulluan në rrugë dhe jo vetëm, teksa ajo më e veçanta ndodhi në një ndeshje hokej.
Ishte rusi, Nikolai Lemtyugov ai që tërhoqi vëmendjen me kostumin e tij të Halloween. Lojtari i ekipit britanik, Sheffield Steelers luajti kundër Manchester Storm me kostumin me fytyrën e Vladimir Putin. Imazhi i presidentit rus bëri bujë në rrjetet sociale, me Lemtyugov që përshëndeti 7 mijë të pranishmit në shkallët e stadiumit.
"Pritje pozitive vetëm. Faleminderit për mirëpritjen e ngrohtë dhe të gjithë ndihmën tuaj për të kaluar me sportivitet këtë vendim. Jo luftë! Nga Rusia me dashuri," shkruan 33 vjeçari në "Instagram".
Imazhi i Putin duket se ndihmoi jo pak Lemtyugov, që shënoi një hat-trick personal, duke ndihmuar Steelers për të regjistruar një fitore 8-2. Presidenti Putin është një fanatik i lojës së hokejve, ku shpesh e kemi parë duke luajtur me kampionët olimpikë si Vyacheslav Fetisov, Alexei Kasatonov dhe Valeri Kamensky.