Pesë milionë maska janë duke u shpërndarë në shkollat e kryeqytetit të Indisë, Delhi, për shkak të ndotjes së madhe të ajrit duke bërë që zyrtarët të shpallnin një emergjencë shëndetësore publike.
Një panel i mandatuar nga Gjykata Supreme vendosi disa kufizime në qytet dhe dy shtete fqinje, pasi cilësia e ajrit u përkeqësua në nivele ‘të rënda’.
Nivelet e rrezikshme të grimcave në ajër janë rreth 20 herë nga maksimumi i OBSH-së. Shkollat e qytetit gjithashtu janë mbyllur të paktën të martën e ardhshme.
Maska u janë shpërndarë studentëve dhe prindërve të tyre ndërsa autoritet bëjnë thirrje që qytetarët t’i përdorin ato sa më shumë që të jetë e mundur.
Nivelet e grimcave të imëta (të njohur si PM2.5) janë në nivelin 533 mikrogramë për metër kub në qytet. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) rekomandon që nivelet PM2.5 të mos jenë më shumë se 25 mikrogramë për metër kub në 24 orë.