Trupat e pajetë në kamion, zbulohet shtetësia e tyre

Saturday, 02 November 2019 11:12

Të 39 personat e gjetur të vdekur në një kamion frigoriferik në Essex ishin vietnamezë, ka thënë policia.

Viktimat u gjetën javën e kaluar dhe fillimisht mendohej se ishin kinezë.

Policia e Essex-it është në “kontakt të drejtpërdrejtë me një numër të familjeve në Vietnam dhe Ministrinë e Brendshme” dhe qeverinë vietnameze.

Pham Thi Tra My, 26 vjeç, i dërgoi familjes së saj një mesazh të martën në mbrëmje, duke thënë se “udhëtimi i saj ka dështuar”.

Ekzaminimet pas vdekjes po kryhen mbi 31 burra dhe tetë gra për të vërtetuar shkakun e vdekjes.

Ndihmësi i Shefit të Përhershëm, Tim Smith tha: “Në këtë kohë, ne besojmë se viktimat janë shtetas vietnamezë dhe ne jemi në kontakt me qeverinë vietnameze”.

Ai tha se policia nuk është ende në gjendje të identifikojë ndonjë prej viktimave.

Login to post comments