Masakër në Mali, vriten 53 ushtarë

Saturday, 02 November 2019 21:27

Të paktën 53 ushtarë janë vrarë në Mali pas një aksioni nga militantët që sulmuan një postë ushtarak, tha një zëdhënës i qeverisë.

‘Pas sulmit të pozicionit, Forcat e Armatosura të Malit dërguan përforcime në Indelimane dhe pas mbërritjes gjetën 54 trupa përfshirë 1 civil, 10 të mbijetuar si dhe dëme të konsiderueshme materiale,’ tha Yaya Sangare në një deklaratë të shkurtër në ‘Tëitter’.

Qeveria e Malit e ka përshkruar incidentin si një sulm terrorist. Sangare tha se ata aktualisht po kryenin një operacion spastrimi në zonë.

Ushtria tha se situata ishte vënë nën kontroll pasi përforcimet mbërritën në vend dhe siguruan zonën e njëkohësisht nisën kontrollin për gjetjen e agresorëve.

Asnjë grup deri më tani nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin.

Mali ka pësuar disa sulme terroriste në dekadën e fundit pasi grupet militante pushtuan pjesën veriore të vendit.

Login to post comments