Ushtarakët amerikanë thonë se nuk ka urdhëra për tërheqje nga Afganistani

Hënë, 16 December 2019 18:46
Zyrtarët ushtarakë amerikanë i thanë sot Zërit të Amerikës se nuk kanë marrë urdhra për të ulur nivelin e trupave në Afganistan dhe se ushtria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj partnerëve afganë për të arritur objektivat e tyre të sigurisë.

Megjithatë, zyrtarët në Afganistan konfirmuan për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të tërheqin mijëra trupa nga vendi, duke këmbëngulur se këto plane rrjedhin nga një mirëkuptim i ndërsjellë midis dy vendeve aleate.

Të shtunën, media amerikane njoftoi se administrata e Presidentit Trump synon të zvogëlojë numrin e forcave amerikane në Afganistan me rreth 4,000 trupa.

Burime në Kabul i thanë Zërit të Amerikës se procesi i tërheqjes pritet të fillojë brenda tre muajve "në varësi të realitetit në terren", megjithëse nga qeveria afgane nuk ka asnjë konfirmim zyrtar sekur mund të ndodhë kjo.

Login to post comments