Një dron ushtarak turk mbërriti në një bazë në Qipron veriore të mbështetur nga Turqia për të ndihmuar në projektet e diskutueshme të nxjerrjes së gazit pranë ishullit.
Një zyrtar ushtarak turk tha se droni do të shoqëronte anijet turke të shpimit.
Janë dy prej tyre në zonë Fatih dhe Yavuz, pavarësisht kritikave të forta nga Qipro dhe partnerët e saj të BE.
Turqia njeh vetëm atë që është vetvetëquajtur Republika Turke e Qipros Veriore.
Republika e Qipros, Greqisë dhe Izraelit janë gjithashtu duke eksploruar për gjetjen e gazit.
Në korrik të këtij viti u mbajt Forumi i Gazit i Mesdheut Lindor (EMGF) që u nis nga këto tre vende përfshirë Egjiptin, Jordaninë, Italinë dhe Autoritetin Palestinez.
Megjithatë, Turqia u përjashtua.
Mesdheu Lindor vlerësohet të jetë më i pasuri me gaz natyror.
US Geological Survey vlerëson që depozitat e gazit shkojnë në triliona metra kub, me vlerë qindra miliarda dollarë, përveç miliona dollarë fuçi nafte.