Rusia, Irani dhe Kina stërvitje të përbashkëta detare

Premte, 27 December 2019 18:15

Kina, Irani dhe Rusia pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta detare në mesin e tensioneve mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Stërvitjet ushtarake do të zhvillohen në oqeanin Indian dhe gjirin e Omanit në datat 27 deri më 30 dhjetor, njoftuan autoritetet në Pekin e Teheran.

Kina do të nisë për stëvitjet, raketën “Xining” u tha gazetarë të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kineze Wu Qian. Por ai nuk dha detaje se sa është numri në total i personelit ushtarak apo anijeve që do të jenë pjesë e kësaj stërvitjeje.

Në Teheran zëdhënësi i forcave të armatosura Aboldazl Shekarchi tha se stërvitjet do të "stabilizojnë sigurinë" në rajon. Qëllimi sipas i tyre sipas tij ishte forcimi i "sigurisë së tregtisë ndërkombëtare në rajon" si dhe "lufta ndaj terrorizmit e piraterisë".

Stërvitjet njoftohen në një kohë tensionesh mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Uashingtoni ka propozuar një mision detar të udhëhequr nga SHBA-ja në Gjirin Persik, që pason një numër sulmesh në këtë rajon, për të cilat Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë fajësuar Iranin. Por Teherani i ka mohuar akuzat.

Fërkimet mes dy vendeve janë rritur që kur Presidenti Donald Trump mori vendim të tërheqë Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore me Teheranin, në maj të 2018-s si dhe pas vendosjes së sanksioneve, që kanë dëmtuar rëndë ekonominë e republikës islamike. VOA

Modifikuar më Premte, 27 December 2019 18:16
Login to post comments