Vazhdojnë lëkundjet e tokës në Turqi. Pas tërmetit të djeshëm, 6.8 ballë I shkallës rihter, toka në pjesën Lindore vijon të lëkundet.
Sipas Shërbimit Sizmiologjik turk, që prej orës 18.30, në Elazig janë regjsitruar disa termite njëri pas tjetrit, raporton Syri.net.
Më i forti ka qenë me magnitude 5,1 ballë, ndërsa të tjerët 3.1, 4.4, 4.3, 4.1, 4.3. Ndërkohë që lëkundjet vazhdojnë.
“Zona është kthyer në një djep”, shkruajnë mediat vendase, citon SYRI.net.
Ndërkohë, deri tani ka shkuar në 29 numri i personave që humbën jetën si pasojë e tërmetit tragjik. Janë shpëtuar 43 persona, ndëra ekipet e kerkim-shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuar të tjerë nën rrënoja.