“SHBA vlerëson përpjekjet e Kinës për të ndaluar përhapjen e koronavirusit”

Diel, 26 Janar 2020 06:32

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump deklaroi se vlerëson përpjekjet e qeverisë kineze për të ndaluar përhapjen e koronavirusit (2019-nCoV) i cili është shfaqur fillimisht në qytetin Wuhan të Kinës

Në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter lidhur me koronavirusin që buron nga Kina, Trump tha se “Kina po tregon shumë përpjekje për të kufizuar koronavirusin. SHBA vlerëson përpjekjet dhe transparencën e Kinës. Këto përpjekje do të funksionojnë. Në emër të popullit amerikan i shpreh falënderimet e mia presidentit Xi Jinping”.

Lidhur me koronavirusin i cili u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës më 12 dhjetor, në të gjithë botën janë përcaktuar 902 raste nga të cilat 887 në Kinë. Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë ka arritur në 41 persona ndërkohë që deri më tani në SHBA janë përcaktuar 2 raste.

Simptomat e para të NCoV shfaqen me temperaturë të lartë, dhimbje fyti, kollë, vështirësi në frymëmarrje dhe diarre ndërsa në fazën e mëpasshme të avancuar shkakton penumoni dhe pamjaftueshmëri të veshkave dhe në përfundim mund të çojë në vdekje.//AA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...