Kina fillon zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit

Hënë, 27 Janar 2020 08:42

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Fatkeqësive (CDC) në Kinë ka filluar të zhvillojë një vaksinë kundër epidemisë së koronavirusit të ri të përhapur me shpejtësi në vend.Siç raporton gazeta “South China Morning Post”, eksperti i virologjisë Xu Wenbo tha se ekspertët e qendrës kanë filluar të zhvillojnë një vaksinë kundër epidemisë së koronavirusit të ri (2019-nCoV) dhe se në kuadër të kësaj po zhvillojnë punime për të përcaktuar renditjen gjenetike të virusit të izoluar.

Xu tha se ekspertët po përdorin metodën e renditjes gjenetike me shpejtësi të lartë për të përcaktuar strukturën patogjenike të katër mostrave të marra nga virusi që nga 2 janari dhe se po kryhen edhe kontrolle për ilaçin kundër pneumonisë e cila është shfaqur për shkak të koronavirusit të ri.

Numri i viktimave nga përhapja e koronavirusit të ri (2019-nCoV) në qytetin Wuhan të Kinës është rritur në 56 ndërsa janë prekur mbi 1.975 të tjerë nga të cilët 324 në gjendje të rëndë.

Ndërkohë numri i personave nën vëzhgim që kanë kontaktuar me të infektuarit është 21.556 ndërsa 49 të infektuar janë liruar nga spitali pasi janë shëruar.

Ndërpriten udhëtimet e linjave të autobusëve ndërqytetas në Tianjin

Në kuadër të masave të marra për të parandaluar përhapjen e epidemisë, dje u ndërprenë përkohësisht udhëtimet e linjave të gjata me autobus që sigurojnë transportin ndërqytetas nga Pekini në qytetet e tjera.

Ndërsa sot u njoftua se që nga dita e nesërme do të ndërpriten udhëtimet me autobus të linjave të gjata nga Tianjin që është qyteti fqinj me Pekinin drejt rajoneve të tjera.

“Izolohet” edhe një qytet tjetër në rajonin Guangdong

Pas qytetit Wuhan në rajonin Hubei në Kinë janë “izoluar shumë qytete” ku si pasojë është ndërprerë edhe trasporti publik. Duke filluar nga dita e sotme bëhet e ditur se do të izolohet edhe Shantou, qytet me rreth 5.6 milionë banorë që ndodhet në rajonin Guandong.

Autoritetet lokale në Shantou njoftuan se krahas transportit publik që nga sot do të ndalohet edhe funksionimi i taksive që ofrojnë shërbim nga stacionet qendrore ose nëpërmjet internetit.

Ndalesa në fjalë do të fillojë në orën 14:00 sipas kohës lokale dhe bashkë me këtë që nga dita e nesërme do të ndalohet hyrja e automjeteve dhe anijeve në qytet përveç automjeteve private dhe atyre që transportojnë produkte të caktuara.

Për shkak të përhapjes së virusit në një kohë të shkurtër nga qyteti Wuhan në rajonin Hubei drejt qyteteve dhe rajoneve të tjera, u ndalua transporti publik kryesisht në Wuhan dhe në 13 qytete të tjera të mëdha dhe të vogla.

Koronavirusi i ri (2019-nCoV) u shfaq për herë të parë në qytetin Wuhan në rajonin Hubei të Kinës. Simptomat e para të NCoV janë me temperaturë të lartë, dhimbje fyti, kollë, vështirësi në frymëmarrje dhe diarre ndërsa në fazën e mëpasshme të avancuar shkakton penumoni dhe pamjaftueshmëri të veshkave dhe në përfundim mund të çojë në vdekje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...