Numri i njerëzve të vdekur në Kinë nga koronavirusi është rritur në 80, nderkohe qe gati 3,000 persona jane konfirmuar të prekur nga virusi, raporton BBC.
Pushimi kombëtar per vitin e ri është zgjatur me tre ditë, në përpjekje për të përmirësuar përhapjen e virusit.
Të hënën, Kryeministri kinez Li Keqiang vizitoi Wuhan, kryeqytetin e provincës Hubei dhe qendrën e shpërthimit.
Numri i vdekjeve në provincën Hubei është ngjitur nga 56 në 76, nderkohe qe Wuhan është në bllokim dhe disa qytete të tjera kanë vendosur ndalime të udhëtimit.
Të paktën 44 raste janë konfirmuar jashtë vendit, përfshirë në Tajlandë, Shtetet e Bashkuara dhe Australi. Nuk ka pasur vdekje jashtë Kinës.
Koronavirusi shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe nuk ka kurë ose vaksinë specifike.
Shumica e vdekjeve kanë qenë të moshuar ose ata me probleme frymëmarrjeje para-ekzistuese.