Senati italian i jep “OK” prokurorëve për të hetuar ish-ministrit Matteo Salvini

E mërkurë, 12 February 2020 18:17

Senati në Itali ka votuar në të mirë të lejimit të prokurorëve për të gjykuar liderin e të djathtës ekstreme, Matteo Salvini, në akuzat për mbajtje të migrantëve në det.

Salvini, i cili më parë ka shërbyer si ministër i Brendshëm në Itali, akuzohet për mbajtje në mënyrë të paligjshme të migrantëve në një anije në Sicili në gusht të vitit 2019.

Rreth 116 migrantë patën mbetur në anije atëbotë për gati një javë. Të mërkurën, shumica e senatorëve kanë votuar që gjyqi kundër liderit të partisë kundër-imigrimit, Liga, të vazhdojë përpara.

Salvini ka thënë vazhdimisht se ai dëshiron të përballet me gjyq. Ai i ka thënë Senatit se dëshiron “t’i tregojë botës” se politikat e tij për migrimin “kanë shpëtuar jetën e mijëra personave”.

“Unë jam absolutisht i qetë dhe krenar me atë që kam bërë. Dhe do ta bëjë këtë gjë sërish, sapo të kthehem në qeveri”, ka thënë më vonë ai. Senatorët nga partia e tij janë larguar nga dhoma, për të mos marrë pjesë në procesin e votimit.

Sipas ligjit italian, ministrat kanë imunitet parlamentar për veprimet që marrin derisa janë në pushtet. Mirëpo një komitet ka votuar muajin e kaluar për t’i hequr Salvinit imunitetin, duke e lënë vendimin e fundit në duart e Senatit.

Një tjetër votim zyrtar pritet të realizohet në orën 19:00. Nëse merret vendim për gjyq kundër tij, Salvini mund të përballet me 15 vjet burgim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...