Deri më tani 2 perosna kanë humbur jetën nga kronavirusi në vendin fqinjë, një 78-vjeçar, i cili humbi jetën mbrëmë në spitalin Schiavonia të Padovës, ndërsa një grua nga Lombardia u nda nga jeta ditën e sotme.
Sipas mediave italiane, 12 personat e infektuar në Lombardi, raportohet të jenë të afërm të 78-vjeçarit që ndërroi jetë.
Sipas anëtarit Këshillit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetit, Walter Ricciard, Italia renditet vendi i parë në Europë me numrin më të madh të personave të infektuar, ku numri vazhdon ët rritet.
Rastet e fundit të regjistruara janë 2 mjekë në Pavia e një 39 vjeçare në Cremona e cila ka pasur kontakte pune me rastin e parë pozitiv me koronavirus në Lombardi , i cili dyshohet se e ka marrë pasi ka kaluar një darkë me pune me një koleg të tij të sapo kthyer nga Kina.
Në spitalin Schiavonia, në provincën e Padovës ku ndërroj jetë dhe një nga peronat janë izoluar 450 persona, 150 janë punonjës e 300 pacientë. Spitali është mbyllur e të gjithë do i nënshtrohen analizave mjekësore nëse janë prekur apo jo nga koronavirusi. Edhe personeli i cili nuk ka qenë dje në repart do t’i nënshtrohet testit.
VIKTIMA E PARE
Mbreme eshte shënuar viktima e parë italiane me koronavirus. Ai eshte italiani Adriano Trevisian 78 vjeç, baba i tre femijeve dhe ka ndërruar jetë në spitalin Schiavonia të Padovës. Është një nga 16 italianët e prekur nga ky virus i verifikuar një ditë më parë në rajonet Veneto e Lombardia.
Mediat italiane shkruajne sot se viktima, ish pronari i një ndërmarrje të vogël ndërtimi, ishte i shtruar ne spital për rreth dhjetë ditë dhe nuk mundi te mbijetonte.
Pas këtij lajmi guvernatori i rajonit të Venetos Luca Zaia deklaroj se “spitali Schiavonia ku po kurohej viktima do të mbyllet e brenda 5-6 ditëve do të boshatiset e gjithë struktura.”
Komuna Vo Euganeo në Veneto ku jetonte viktima e ku është regjistruar dhe rasti i një tjetri italiani të infektuar nga koronavirus, me urdhër të Ministrisë së Shëndetit është vënë nën masa kufizuese me qëllim limitimin e zonës gjeografike të shtrirjes së virusit.
Gjithashtu kryetari i bashkisë së kësaj komune i ka bërë thirrje banorëve të mos frekuentojnë vendet publike e të qëndrojnë nëpër banesa.