Rritet bilanci në Itali/ Shkon në 64 numri i të prekurve nga koronavirusi

Diel, 23 February 2020 08:55

Koronavirusi vazhdon të përhapet në Itali.

Rasti i parë është regjistruar në Piemonte (është një 40 vjeçar nga Torino ) dhe në Milano ku ka dy raste (një 78 vjeçar nga Sesto San Giovanni dhe një tjetër të infektuar në Mediglia).

Kështu, bilanci i njerëzve pozitivë për provat midis Lombardisë (47) dhe Veneto (16) rritet në 64.

contagi-italia-1.png

Deri më tani ka dy viktima.

Ndërkohë Emergjencat civile kanë bërë apel që qytetarët të paraqiten në spitale vetëm nëse është e nevojshme.

Kryeministri italian, Giusepe Conte, ka mbledhur komitetin operativ të mbrojtjes civile, për të vlerësuar masat e reja të jashtëzakonshme. Po punojmë pa pushim për të reaguar me forcë të plotë ndaj kësaj emergjence – ka thënë ai.

‘Ne po verifikojmë të gjithë personat që kanë hyrë në kontakt me këta pacientë. Mund të ketë një rritje të mëtejshme të rasteve, por e rëndësishme është të marrim masat për të evituar përhapjen e mëtejshme’ tha më pas ai.

images.jpg

Login to post comments