Greqia fut në karantinë 10 nxënës që vizituan Italinë, kontroll të rreptë në porte

Hënë, 24 February 2020 12:10

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të presë sot Ministrin e Shëndetësisë Vassilis Kikilian në zyrën e tij për t’u informuar lidhur me shpërthimin e koronavirusit në vendin fqinj Itali, njofton Kathimerini.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë mbajtën një takim emergjent të dielën për të diskutuar përgjigjen e Greqisë ndaj një rritje të numrit të të infektuarve me COD-19 në rajon, me shqetësimin që virusi shumë ngjitës mund të prekë Greqinë, veçanërisht nëpër rrugëve portuale.

Fokusi kryesor i masave të reja që u ranë dakord të merren në takimin e së dielës janë kontrollet në pikat hyrëse dhe veçanërisht trafiku me tragete nga Italia.

Personeli në këto porte, po aq sa dhe në Pire, do të marrë trajnim special sipas programit të Shëndetit të BE-së për të inspektuar pasagjerët dhe ekuipazhet e e trageteve, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë të dielën.

Ministria gjithashtu do të forcojë një fushatë ndërgjegjësimi publik që synon të informojë qytetarët dhe vizitorët se si t’i përgjigjen simptomave të mundshme të infeksionit dhe të parandalojë infektimin.

Ministria e Shëndetësisë së Greqisë vendosi të dielën që të fusë në karantinë 10 nxënës që ishin kthyer nga një ekskursion shkolle në Itali, duke thënë se ata nuk kishin vizituar zonat më të prekura.

Megjithatë, ajo ndaloi çdo udhëtim shkollor në vendin fqinj ku autoritetet kanë mbyllur tre qytete pasi numri i të infektuarve shkoi në 150 dhe i të vdekurve në 4.

Login to post comments