Italia në “rrethin e kuq”, shkon në 5 numri i viktimave nga koronavirusi, mbi 210 të infektuar

Hënë, 24 February 2020 12:21

Ka shkuar në pesë numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Mësohet se viktima është një 88-vjeçar në Lombardi, i cili ka ndërruar jetë në spital. Viktima e katërt ishte në Bergamo 85 vje, ndërsa i treti në Lombardi, që është edhe rajoni me numrin më të lartë të të infektuarve në Itali.

Pothuajse në të gjithë Italinë veriore ndalesa për shkollat fillon sot. Duomo dhe Scala në Milano janë gjithashtu të mbyllura.

Ndërkohë që numri i të infektuarve ka arritur në 214 persona. Italia renditet si vendi i tretë me numër rastesh, pas Kinës dhe Koresë së Jugut, ndërsa i prekur është edhe Irani, ku janë konfirmuar 43 raste, tetë prej të cilëve kanë humbur jetën.

Login to post comments