“Virusi lëviz në hundën tonë” – rritet numri i personave të infektuar me koronavirus në Greqi, mes tyre edhe fëmijë. Një person në gjendje kritike

Tuesday, 10 Mars 2020 12:47

Numri i personave të prekur me koronavirus në Greqi ka shkuar në 89 dhe pesë rastet e fundit janë konfirmuar ditën e sotme.

 

Sikurse raportojnë mediat greke një nga rastet ka udhëtuar nga Londra, ndërsa katër të tjerë janë të afërm të personave të prekur më parë nga virusi COVID 19.Ndërsa një 66-vjeçar që është shtruar prej ditësh në spitalin e Rios konsiderohet në gjendje kritike.“Gjashtë qarqe, 5 spitale, 89 pacientë të konfirmuar, 27 të shtruar në spital, 57 familje janë izoluar në shtëpi”, kjo është aktualisht gjendja në Greqi.Mes 89 personave të konfirmuar me koronavirus janë edhe dy fëmijë të mitur.Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras tha se raste të tilla janë regjistruar në vendet e tjera të Evropës, kështu që pritej që ato të zbuloheshin edhe në Greqi.

 

Kjo është një provë që virusi lëviz nën hundën tonë”, shprehet Tsiodras dhe se ai mund të transmetohet tek njerëz të paprekur shumë kollaj nëse nuk merren masa.

Login to post comments