Ndërkohë që në Gjermani shtohen rastet e te prekurve me koronavirus, kancelarja Angela Merkel ka deklaruar se “60 deri në 70 përqind e popullsise pritet te infektohen me virusin”.
Dekaraten ajo e ka bere menjëherë pas fillimit të mbledhjes së grupit parlamentar, i cili pllakosi ne heshtje, raporton Bild.
Sipas saj, “me koronavirusin po përballemi me një sfidë që nuk e kemi pasur kurrë më parë. Varet vërtet nga ne. Barra kryesore i takon Jens Spahn, ministrit te Shendetesise”.
Gjermania padyshim do të vazhdojë të luftojë me virusin për një kohë të gjatë, kështu që sipas saj, tani është e rëndësishme që faza e ngjitjes dhe përhapjes të mos fitojë shpejtësi.
Nga ana e tij, Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, pohoi te dhenat e deklaruara nga Merkel, dhe theksoi se 80 për qind e të gjithë pacientëve të infektuar nuk kanë pothuajse asnjë simptomë.