Përse është kaq e lartë vdekshmëria në Lombardi

Saturday, 21 Mars 2020 19:54

Nga Giorgia Baroncini, Il Giornale
“Deri më tani janë 25.515 pacientë me koronavirus në Lombardi, me një rritje prej 3251. Ka 3095 vdekje, me një rritje prej 546. Sigurisht që kjo shifër të lëndon shumë”.
Këto janë numrat që jep këshilltari për mirëqenien në Lombardi, Giulio Gallera, në komunikimin e tij të përditshëm për koronavirusin.
Një rritje e vazhdueshme e të dhënave. Por përse Lombardia është goditur kaq rëndë nga virusi kinez?
Në Veneto, ku virusi mbërriti në të njëjtën periudhë, aktualisht 4617 njerëz janë pozitivë, 146 kanë vdekur. Gjithashtu duhet thënë se Lombardia ka 10 milionë banorë, në Veneto janë saktësisht gjysma.
Siç shpjegon Corriere, ndërsa në rajonin e Venetos, përhapja e Covid-19 duket e stabilizuar, me një normë prej 36.2 për 100 mijë banorë dhe një indeks të shtruarish në spital prej 9.9, në Lombardi kurba e infeksionit rritet në 90 për 100 mijë banorë, me 56 të shtruar. Sa i përket shkallës së vdekshmërisë, gjithmonë për 100 mijë banorë: 9.6 në Lombardi, 1.1 në Veneto.
Sipas Maria Rita Gismondo, drejtoreshë e Laboratorit të Mikrobiologjisë, Virologjisë dhe Diagnostikimit në spitalin ‘Saço’ të Milanos, Covid-19 mund të ketë pësuar mutacion. “Diçka e çuditshme po ndodh. Në Lombardi ka një agresion që nuk mund të shpjegohet. Hipotezat janë të hapura, një prej tyre është që virusi ka pësuar mutacion”.
“Kjo e mutacionit është një hipotezë që duhet të verifikohet,” komentoi menjëherë Fabrizio Pregliasco, virolog i Universitetit të Milanos dhe drejtor mjekësor i Institutit Ortopedik Galeazzi. Nëse ka prova në këtë aspekt, një gjë duket e sigurt: “Ne e dimë se infeksionet në Lombardi janë nënvlerësuar gjerësisht- vazhdon Pregliasco- Sipas parashikimeve, numri të konstatuarve pozitivë duhet të shumëzohet me dhjetë. Kjo do të shpjegonte vdekshmërinë shumë të lartë: nëse personat e infektuar janë 150 mijë, përqindja e të vdekurve do të ishte në përputhje me Veneton”.
“Problemi është se në Lombardi- shpjegon virologu- veçanërisht në Milano, testimet bëhen vetëm për ata që janë të sëmurë dhe kanë simptoma të dukshme. Padyshim që ka njerëz asimptomatikë ose njerëz të sëmurë butë, që janë pozitivë, por nuk llogariten nga lista zyrtare”.
Dhe pikërisht te tamponët e testimit ndahen ekspertët. Disa besojnë se numri i testimeve të kryera duhet të rritet, ndërsa të tjerë janë kundër. “OBSH ka nënvlerësuar peshën e bartësve asimptomatikë në përhapjen e epidemisë. Atje ku ka një përhapje të epidemisë, është thelbësore që tamponët të kryhen te të gjithë subjektet me simptoma të buta dhe kjo nuk ka ndodhur në vendin tonë,” thotë Susanna Esposito, presidente e WAidid.
Por ekziston gjithashtu besimi se tamponët nuk janë një garanci. “Bërja e një tamponi dhe dalja negative është më kundërproduktive se gjithçka tjetër. Personi negativ mund të ndjehet i sigurt dhe mbase pas 12 orësh bëhet pozitiv. Dhe për më tepër, nuk mund të përsëritet gjithmonë,” shpjegon Pierluigi Lopalco, përgjegjës i epidemiologjisë në task-forcën për koronavirusin në rajonin e Pulias.

Modifikuar më Saturday, 21 Mars 2020 20:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...