Tmerri në Spanjë, 32 përqind më shumë të vdekur në një ditë, mjekët do të detyrohen të zgjedhin kë të shpëtojnë

Saturday, 21 Mars 2020 20:15

Spanja po shënon shifra të frikshme të vdekurish ditë pas dite. Të shtunën vdekjet u rritën me 324 vetë, apo 32%, duke e çuar në total numrin e viktimave në 1,326, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të shtunën. Rastet e konfirmuara të koronavirusit u rritën me rreth 25% në 24,926 vetë, një kërcim shumë më i madh se ai me 16% i raportuar të premten.
Këto të dhëna vijnë ndërsa kombi mesdhetar hyn në javën e tij të dytë të gjendjes së jashtëzakonshme që ka mbyllur shumicën e njerëzve në shtëpitë e tyre dhe ka aktivizuar policinë duke patrulluar rrugët për të zbatuar bllokimin.
Qeveria rajonale e Madridit, epiqendra e shpërthimit në atë vend, ka njoftuar se do të përdorë hotelet si spitale të paracaktuara. Qeveria spanjolle ka marrë masa duke përfshirë një paketë ndihme për industrinë e turizmit dhe transportit dhe po garanton deri në 100 miliardë euro kredi për të ndihmuar bankat të çlirojnë kredi për bizneset e vogla dhe të mesme.
Ndërkohë në media raportohet se për shkak të situatës shumë të rënduar, mjekët spanjollë kanë deklaruar se nuk u mbetet zgjidhje tjetër sesa të vendosin kë do të shpëtojnë.
Do t’u japin prioritet atyre që kanë më shumë mundësi për të jetuar. “Pranimi i një hyrjeje do të thotë të mohojmë një person për një tjetër që ka më shumë mundësi të përfitojë, pra është e domosdoshme të evitojmë kriterin e hyrjes në bazë të mbërritjeve”, shkruhet në një dokument mbi emergjencën e Covid -19 të përgatitur nga grupi i punës së bioetikës të Shoqatës Spanjolle të Mjekësisë Intensive, Kritike dhe Unitetit Koronar (Semicyuc). Dokumenti u raportua në “El Mundo”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...