Klubi i Milanit ka konfirmuar përmes një deklarate për mediat se drejtori teknik dhe legjenda e klubit, Paolo Maldini, ka rezultuar i infektuar me koronavirus.
Sipas njoftimit, Maldini kishte mësuar se kishte pasur kontakte me një person të infektuar dhe pasi kishte shfaqur simptoma kishte kryer edhe testin, rezultatet e të cilit dolën pozitive.
Milani gjithashtu njoftoi se edhe djali i tij, Daniel, sulmues i skuadrës së të rinjve, ka rezultuar pozitiv