Përveç numrit të lartë të viktimave, prej ditësh, vijon të qëndrojë në nivele të larta edhe numri i personave të rinj të infektuar në Italinë fqinje.
Në anën tjetër, ministri italian i Shëndetësisë u shpreh se ishin në mesin e pandemisë. Por pse po ndodh kështu, duke qenë se Italia ndodhet e izoluar prej më shumë se 3 javësh dhe përhapja duhet të ishte ndalur
Përgjigjen e jep virologu italian i universitetit të Padovës, Andrea Crisanti. Ai thekson se numri i personave të prekur është shumë herë më i lartë dhe aktualisht po ndodh përhapja e koronavirusit brenda familjes. Ai e krahason situatën me atë në kroçerën “Princess Diamond”, në të cilën u konfirmuan rastet e para menjëherë pas Kinës dhe më pas u infektuan rreth 700 persona.
Deri të hënën, në Itali janë konfirmuar 97 mijë të prekur dhe mbi 10 mijë të vdekur, ndërsa numri i të shëruarve është vetëm 13 mijë persona.