Kina, zero vdekje të përditshme nga koronavirusi për herë të parë që nga janari. Wuhani izolohet sërish nga infektimet e reja

Tuesday, 07 Prill 2020 12:29

Kina nuk raportoi sot asnjë rast të vdekjes nga koronavirusi. Kjo është hera e parë që në publikimin e të dhënave ditore për virusin, nuk figuronte asnjë viktimë.kina
Kina ka raportuar zero vdekje të reja nga Covid-19 për herë të parë që nga janari, megjithë përpjekjet për kontrollin e shpërthimeve të vazhdueshme, përfshirë në Wuhan, ku dhjetëra blloqe banimi janë mbyllur sërish vetëm një ditë para se të hiqeshin kufizimet e udhëtimit edhe për rajonin që ishte qendra e parë në botë e shpërthimit të SARS-CoV-2.
Të martën, Komisioni Kombëtar i Shëndetit raportoi 32 raste të reja në të gjithë Kinën, të gjitha raste nga njerëz të ardhur nga një vend tjetër. Janë raportuar gjithashtu 30 raste të reja asimptomatike.6000.Sidoqoftë, për herë të parë që kur komisioni filloi të publikojë shifrat e tij në janar, nuk pati raportime për vdekje të reja.

Lajmet premtuese erdhën ndërsa Kina kontinentale dhe Hong Kongu forcuan kufizimet për te ardhdurit pas rasteve të importuara dhe asimptomatikëve.

Më shumë se 1,3 milionë njerëz në mbarë botën janë diagnostikuar me Covid-19 dhe ka pasur më shumë se 74,000 vdekje.
Muajin e kaluar, autoritetet filluan të lehtësojnë kufizimet për banorët e Wuhan-it, i cili ka duruar pothuajse tre muaj në një bllokim të jashtëzakonshëm për të frenuar përhapjen e virusit.
Ndërsa shkalla e infeksionit ra, autoritetet i përcaktuan më shumë se 7,000 zona banimi në Wuhan “pa epidemi”, duke lejuar që banorët të dilnin nga shtëpitë e tyre për dy orë në të njëjtën kohë. Kufizimet e udhëtimit ishin planifikuar të hiqeshin të mërkurën, duke lejuar njerëzit me kode të gjelbra shëndetësore të largohen nga qyteti.
Por të hënën, agjencia shtetërore e lajmeve, “Xinhua”, njoftoi që nga ato “zona pa epidemi” ishin përjashtuar 45 zona për shkak të shfaqjes së rasteve asimptomatike, midis arsyeve të tjera të paspecifikuara.
Autoritetet kineze kohët e fundit janë përqendruar në rastet asimptomatike, të cilat deri në këtë muaj nuk ishin përfshirë në raportin e infeksioneve të konfirmuara, pavarësisht se vlerësohej 18-31% e rasteve, sipas mjekut të sëmundjeve infektive me bazë në Shanghai, Zhang Wenhong.
Rastet asimptomatike janë përfshirë vetëm në kriteret që një vendbanim të jetë “pa epidemi” që nga 4 prilli.
Kina ka raportuar mbi 81,740 raste të konfirmuara të Covid-19, përfshirë 3,331 të vdekur, megjithëse ekziston një skepticizëm ndërkombëtar për transparencën e qeverisë me shifrat.
Rastet në Kinën kontinentale kanë rënë që nga muaji mars, por është në mesin e disa vendeve aziatike që përballen me një valë të dytë infeksionesh të sjella nga jashtë. Të hënën, qeveria tha se do të rrisë masat në kufijtë tokësorë, ku numri i rasteve të zbuluara ishte më i mëdha se ato të regjistruara në aeroporte.
Gjithashtu, u njoftua se do të zgjasë me një kohë të pacaktuar ndalimin e të huajve që hyjnë ose kalojnë në vend.
Hong Kong, i cili konsiderohej se kishte sukses të hershëm në parandalimin e epidemisë, ka parë raste më shumë se dyfish në javët e fundit, duke shkaktuar masa të reja të rrepta edhe për banorët.
Shefja ekzekutive, Carrie Lam, tha të martën se pati një rritje dyshifrore në raste çdo ditë, kryesisht mes banorëve të Hong Kongut që ktheheshin nga jashtë.
Lam tha që ajo dëshironte që publiku të ushtronte vetëdisiplinë, por qeveria nuk do të hezitonte të përdorte legjislacionin për të zbatuar masa më të rrepta.
Mes zhvillimeve të tjera të rëndësishme në botë mbi koronavirusin, është rasti i Kryeministrit britanik, Boris Johnson, i cili u pranua në njësinë e kujdesit intensiv (ICU) në spitalin “St Thomas”, pasi u sëmur me Covid-19. Sekretari i Jashtëm, Dominic Raab, i cili është pasuesi i caktuar i Johnson për detyrën, po drejton përgjigjen pandemike të vendit ndërsa Kryeministri është në spital.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ishte ndër udhëheqësit botërorë që i dërgoi Johnson urimet më të mira, duke thënë se kujdesi intensiv ishte “gjë vërtet e madhe”, por ai gjithashtu shtoi se kishte kërkuar nga dy kompani “udhëheqëse farmaceutike” të paemërtuara, të kontaktojnë Londrën dhe të ofrojnë “terapeutikë” për të ndihmuar Johnson.
Në Japoni, Kryeministri Shinzo Abe tha se ai priste të deklaronte një gjendje të jashtëzakonshme së shpejti, pasi disa rajone, përfshirë Tokio, panë rritje të shpejtë në numrin e rasteve.
Në SHBA, guvernatorët e Nju Jork dhe Nju Xhersit treguan shenja provuese se shpërthimi po fillonte në ulet, por paralajmëruan kundër vetëkënaqësisë. Më shumë se 10,000 njerëz kanë vdekur në SHBA pas prekjes me Covid-19 dhe më shumë se 350,000 njerëz janë diagnostikuar zyrtarisht.
Në Europë, Spanja pati ditën e katërt radhazi të raportimit të rënieve të vdekjeve të lidhura me Covid-19. Në 24 orët e kaluara vdiqën 637 njerëz, që ishte numri më i ulët në gati dy javë. Më shumë se 13,000 njerëz kanë vdekur në Spanjë, e dyta pas Italisë për numrin botëror të vdekshmërisë nga ky virus, e cila ka regjistruar 16,500 viktima.
Në Zelandën e Re, ministri i Shëndetësisë, David Clark, u shkarkua pasi pranoi se e çoi familjen e tij 20 km larg në një plazh, kundër rregullave të rrepta të bllokimit të vendit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...