“I përshëndeta me dorë nipërit nga dritarja dhe më pas kthyen kurrizin”, ditari i koronavirusit: Dhimbja e ndarjes nga familja

Tuesday, 07 Prill 2020 12:55

Martin Wolf është krye-komentatori ekonomist i “Financial Times”, por në shkrimin e tij të fundit në gazetën prestigjioze, nuk ka asgjë ekonomike apo financiare. Si rrallë herë, analisti i shquar ka ndarë një pjesë të ditarit të tij mbi ditët e karantimit.

Dhe është e dhimbshme të lexosh se si njerëzit e moshuar, të cilët për më tepër e kanë shumë të vështirë të merren me teknologjinë e re të komunikimit dhe rrjetet sociale, perceptojnë mungesën e familjareve, nipërve dhe mbesave të tyre të vegjël, që për ata me pak fat, arrijnë t’i shohin për pak minuta nga xhami i dritares.

Dhe ai shfaq frikën se, edhe pse mund të durojë disa muaj izolim, mbase atij, gruas së tij dhe të gjithë njerëzve në moshë të tretë do t’u kërkohet të rrinë brenda deri në fund të vitit 2021, kur të dalë një vaksinë për COVID-19.

Ja historia e sinqertë e një dite të Martin Wolf:

Javën e kaluar, ndërsa isha në studio, me kurrizin nga dritarja, dëgjova zëra gazmorë fëminorë. Menjëherë pas kësaj trokiti dera. Hodha një shikim jashtë dhe shoh mbesën dhe nipin tim, përkatësisht katër dhe dy vjeç. “Gjyshi”, klithi ajo, me fytyrën duke u ndezur nga entuziazmi. Kjo u pasua nga një “Gjyshi” tjetër nga vëllai i saj, i cili po ashtu rrëzëllente me ngazëllim.

Unë i përshëndeta me dorë dhe preka dritaren, në kënaqësi. Babai i tyre qëndronte pas fëmijëve. Pas pak, gruaja ime, Alison, zbriti nga studio e saj dhe u bashkua me mua. “Nëna”, thirrën të dy fëmijët, me një entuziazëm akoma më të madh. Pastaj, 10 sekonda më vonë, tashmë duke kërkuar diçka të re, ata kthyen kurrizin dhe ikën. Gjithçka mbeti aty.

Këta dy nga pesë nipërit tanë jetojnë shumë afër nesh, me vajzën tonë dhe burrin e saj. Ne jemi mësuar t’i kemi rregullisht në shtëpi. Kur do të ndodhë përsëri kjo?

Ne nuk e kemi idenë. Kjo është e dhimbshme.

Fëmijë dhe nipërit e mbesat e të tjerë jetojnë në anën tjetër të Londrës. Ne i shohim ato vetëm në ‘Zoom’ tani. Është më mirë se asgjë. Por nuk është e njëjta gjë me përqafimin e trupit të një fëmije të dashur.

Nuk ankohem. Shumë njerëz nuk i shohin fëmijët ose nipërit e mbesat e tyre me muaj, vite ndoshta ndonjëherë. Por ndarja fizike nga fëmijët dhe nipërit e mi është për momentin e vetmja pengesë e vërtetë e kësaj bote të re në të cilën jemi katapultuar.

Unë lexoj, shkruaj, dërgoj e-mail, flas me kolegët e mi përmes lidhjes video, dhe flas në telefon. Por e kam të vështirë të marr pjesë në mediat sociale. Kurrë nuk e kam bërë një gjë të tillë dhe nuk do të filloj tani. Unë dal për të blerë ushqime në dyqanet lokale dhe shijoj një shëtitje të shpejtë të përditshme në Parkun “Dulwich”, vetëm pesë minuta larg. Mbaj distancën time nga të tjerët dhe mbaj një maskë, ndërsa e bëj këtë. E gjithë kjo është ende e re.

Për momentin, faleminderit qiellit, jemi mirë. Mua madje më pëlqen të punoj në heshtje në shtëpi, me Alison shoqen time të vetme, megjithëse ajo, gruaja e gjorë, duhet të durojë zemërimin tim periodik mbi marrëzinë dhe paaftësinë groteske të qeverisë sonë, në të gjitha frontet.

Nuk më pëlqen të udhëtoj furishëm, për ndryshim. Diskutimet me kolegët e mi funksionojnë në mënyrë perfekte në internet. E di se asnjë prej kësaj nuk do të ishte e mundur para ardhjes së teknologjive të reja. Jam i vetëdijshëm se sa me fat jam që kam një punë dhe jam në gjendje ta bëj atë në siguri relative.

Megjithatë, unë gjithashtu pyes veten se sa do të zgjasë kjo gjendje e keqe. Disa muaj mbyllje do të ishin mjaft të menaxhueshëm. Por na është thënë që jemi të dy në një moshë të prekshme. Ndoshta, do të këshillohemi të qëndrojmë në shtëpi derisa të vijë një vaksinë në fund të vitit 2021, ose edhe më vonë. Do të më mungonin qëndrimet tona verore në apartamentin tonë në Itali. Unë jam gjithashtu i shqetësuar për atë që po ndodh në atë vend shumë të dashur tani, por edhe që Mbretëria e Bashkuar mund të mos jetë shumë larg asaj situate.

Sidoqoftë, unë e di mirë se jam shumë më me fat se një numër i madh i njerëzve të tjerë në një kohë kaq shqetësuese. Tani për tani, duhet të pres, të përpiqem të mos sëmurem dhe të shoh se çfarë ndodh më pas.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...