Presidenti i parlamentit Evropian David Sassoli tha se parlamenti Evropian në Bruksel do të shpërndajë më shumë se 1.000 vakte në ditë, pas një marrëveshjeje me autoritetet e qytetit.
Ushqimi do të shpërndahet nga ndërtesa Helmut Kohl, një aneks administrativ që nuk është pjesë e selisë kryesore të parlamentit evropian në kryeqytetin belg
Marrëveshja pason një pakt të ngjashëm, që parashikon autoritetet lokale të marrin përsipër një pjesë të ndërtesës për të kryer teste të koronavirusit.
Zyrtarët thanë që ata nuk mund të jepnin detaje se kur do të fillonin shpërndarjet e vakteve dhe testet, pasi këto varen nga autoritetet lokale të ngarkuara me këto programe.
Në një deklaratë, Sassoli tha :
“Ne dëshirojmë të jemi pranë atyre që vuajnë, me ata që punojnë pa u lodhur në spitalet tona, me qytetin dhe njerëzit e Brukselit, si dhe me ata në Strasburg dhe Luksemburg, të cilët na mirëpresin dhe që kanë nevojë për ndihmën tonë sot. Forca e Evropës është në aftësinë e saj për të vepruar në solidaritet”.
“Ne duam të vazhdojmë të japim një shembull. Kuzhina jonë në Bruksel do të bëjë 1000 vakte në ditë për t’u shpërndarë atyre që kanë nevojë, si dhe atyre që punojnë pa u lodhur në spitalet tona”, shkruan Sassoli në Twitter.