umri i të vdekurve nga koronavirusi në Spanjë u rrit sërish të dielën pas disa ditëve rënie.
Ministria e Shëndetësisë tha se janë shënuar 619 viktima në 24 orët e fundit.
Kjo është një rritje me mbi 100, pasi një ditë më parë ishin 510 viktima.
Në total numri i vdekjeve në vend shkon në 16.976. Numri i të infektuarve në total shkon në 161.852.
Pavarësisht kësaj, BBC raporton se Spanja do i rikthehet punës nga e hëna. Punonjësit jo-esencialë do të lejohen të rikthehen në punë.
Atyre do u dorëzohen maska mbrojtëse në çdo stacion autobusi apo metroje në vend.