Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka dalë mesditën e sotme nga spitali ku ishte shtruar disa ditë më parë pasi gjendja e tij u rënduar, si shkak u infektimit me koronavirus.
The Sun shkruan se mjekët kanë vendosur që ta nxjerrin nga spitali kryeministrin, i cili do të qëndrojë tani në selinë e qeverisë.
Më herët ishte bërë e ditur se gjendje e tij ishte përmirësuar dhe se po bënte humor me mjekët e infermierët.
Johnson falenderoi shërbimin shëndetësor dhe tha se është në jetë falë tyre. Gazeta shkruan se pas dyerve të mbyllura, këshilltarët dhe ministrat thanë se shanset që Johnson të mbijetonte ishin 50 me 50.
Megjithatë, nuk mungojnë zërat se Johnson e kishte tepruar, duke mos shkuar në spital kur ishte e nevojshme.