Ka shkuar në 3,254 numri i të vdekurve në Gjermani nga koronavirusi. Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se 285 persona kanë vdekur vetëm gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë konfirmuar 2,486 raste të reja të infektimeve. “Reuters” shkruan se numri në total i të prekurve ka shkuar në 127,586.
Ky numër mbetet ende i vogël në krahasim me shifrën e të infektuarve dhe me numrin e viktimave që është shënuar në Itali, Spanjë, Francë dhe Britani të Madhe.
Qeveria gjermane pritet që brenda këtij muaji të heq disa kufizime për të3 rinisur puna në disa sektorë.