Sipas një studimi të botuar në revistën “Science” nga Shkolla e Shëndetit Publik T. H. Chan në Universitetin e Harvardit, karantina do të zgjasë, me periudha shkëputje dhe rikthimi, deri në vitin 2022, si dhe masat distancuese sociale po ashtu.
Pa ilaçe dhe vaksina specifike, me lehtësimin e kufizimeve, Covid-19 do të kthehet periodikisht deri
Të gjitha simulimet, rezultat i një modeli matematikor, tregojnë se infeksioni ka të ngjarë të rifillojë sapo të hiqen kufizimet.
Një faktor vendimtar i panjohur mbetet akoma për t’u përcaktuar në llogaritjet, përkatësisht kohëzgjatjen e mbrojtjes së dhënë nga antitrupat anti-COVID-19. Kjo është arsyeja pse studiuesit theksojnë nevojën për të kryer studime serologjike mbi popullatën urgjentisht.