Një i ri është arrestuar pasi grabiti çantën e një të moshuare dhe e rrëzoi atë në tokë.
Ngjarja ka ndodhur në St Johns Avenue, jashtë Rectory Road, në Sittingboure, Britani e Madhe pak para orës 9 të së martës.
Pamjet janë kapur nga një kamer sigurie aty pranë.
Siç shihet i riu sheh të moshuarën teksa kalon rrugën dhe më pas ndalon makinën pranë saj. Del nga automjeti, shikon në xhamin e një dyqani dhe vërsulet drejt saj, duke ia tërhequr çantën fort.
E moshuara e pafuqishme rrëzohet fort në tokë duke u lënduar.
Grabitësi largohet me shpejtësi në rrugët boshe, duke përfituar edhe nga izolimi i krijuar prej përhapjes së koronavirusit.