Ministeriali i NATO-s mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme të nivelit sekret, Stoltenberg:Do rishikojmë strategjitë për të ndihmuar vendet anëtare

E mërkurë, 15 Prill 2020 09:35

Kur thuajse të gjithë vendet e botës po përballen me pandeminë e COVID-19, sot do të mblidhet online Ministeriali i NATO-s. Në qendër të diskutimit do të NATO-s do të jetë fakti se çfarë mund të bëjë kjo strukturë më shumë për të ndihmuar, për t’ju përgjigjur krizës që ka shkaktuar virusi vdekjeprurës.
Ndonëse kjo mbledhje është jashtë radhe, kreu i NATO-s Stoltenberg tha se sot është një mbledhje e jashtëzakonshme e nivelit sekret.
“Do rishikojmë strategjite për të ndihmuar vendet anëtare. Ndihma për vendet anëtare shpëton jetë. Të ruajmë sigurinë e 1 miliard njerëzve në Aleancë. Kriza e COVID-19 na ka tronditur të gjithëve. Forcat tona në gatishmëri kudo për të ndihmuar”, tha Stoltenberg.

Login to post comments