Tregjet financiare mendojnë se më e keqja ka mbaruar. Çmimet e aksioneve janë rritur kryesisht javën e kaluar (megjithëse të martën ata zbritën), në bazë të faktit se disa vende kanë filluar të heqin kufizimet e bllokimeve të vendosura për të kufizuar pandeminë Covid-19. Në Wall Street, shpresa është se së shpejti biznesi do të rikthehet si zakonisht.
Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se ekonomia globale do të vuajë vitin e saj më të keq që nga Depresioni i Madh, në një rënie të pakrahasueshme në tre shekuj. Covid-19 nuk do të thotë fundi i globalizmit: është thjesht një tekë e natyrës, kjo është gjithçka.
Në retrospektivë, mësimi më i madh që duhet të marrim nga viti 2008 ështe se sistemi ekonomik global funksiononte në kufij jashtëzakonisht të hollë. Bankat po merrnin rrizqe gjithnjë e më të mëdha, por kishin shumë pak kapital rezervë për të mbuluar humbjet.
E njëjta gjë vlen tani, vetëm se në një shkallë shumë më të madhe. Sistemi financiar mund të jetë ndoshta më elastik sesa ishte në vitin 2008. Dhe kjo është e vërtetë për shkak të normave të ulëta të interesit që ka mbajtur ekonomia globale në dekadën e fundit. Por kur politikanët thonë se bazat e ekonomisë janë të shëndosha, ata gabohen.
Ja panorama e vërtetë që kanë parë tregjet globale 30 vitet e fundit – veçanërisht tregjet financiare globale që janë rritur si në madhësi ashtu edhe në shtrirje. Janë ndërtuar zinxhirë furnizimi të gjatë dhe të ndërlikuar, mallra që lëvizin përtej kufijve në ndjekje të përfitimeve, paratë që rrjedhin në tregjet në zhvillim duke kërkuar kthime interesi më të larta dhe që rrjedhin përsëri po aq shpejt në shenjën e parë të telasheve.
Disa ndryshime duken të pashmangshme. Kompanitë do të shkurtojnë zinxhirët e furnizimit si rezultat i ndërprerjes së shkaktuar nga pandemia. Paratë shtesë do të duhet të gjenden për sistemet shëndetësore në mënyrë që ata të funksionojnë me më shumë kapacitete rezervë. Covid-19 ka ekspozuar rreziqet e një vendi siç është Britania, që ka humbur bazën e saj të prodhimit të brendshëm dhe është e detyruar të mbështetet shumë vetëm në shërbimet financiare.
Reformat e tjera duken më të ashpra. Ekziston nevoja për një sistem më të fortë ndërkombëtar që të menaxhojë luftën kundër pandemisë dhe të minimizojë dëmin ekonomik që ai ka shkaktuar. Asnjë vend nuk mund ta përballojë i vetëm Covid-19. / Bota.al