Kina reagon zyrtarisht pas akuzave se ka fshehur numrin e viktimave nga Covid-19.kina
Deklraten e ka bere sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Zhao Lijian, vetem pak kohe pasi Kina raportoi se numri i vdekjeve në Wuhan, vendi ku u shfaq virusi për herë të parë, u rrit me 1,290.
Ai tha se kjo ishte rezultat i një rishikimi statistikor për të siguruar saktësinë dhe se rishikimet janë një praktikë e zakonshme ndërkombëtare.
Pas kesaj pati reagime te shumta nga bota, lidhur me akuzat per fshehje te te vertetes nga ana e Kines.
Se fundi edhe presidenti francez Emanuel Makron, vuri ne dyshim menaxhimin e situatës së koronavirusit nga Kina.
Deri më tani në Kinë janë shënuar 4,632 viktima dhe 82,692 të infektuar nga Covid-19.